Deputeti i LDK-së Anton Quni, për Gazetën inFokus, konsideron se nuk mund të përjashtohen elementet politike nga grevat e punëtorëve në institucionet e Kosovës.
“Në çdo vend demokratik, grevat janë legjitime dhe forma të veprimit sindikal për realizimin e interesave të punëtorëve. Ka raste, si në Indi që grevat u patën përdorë si formë për arritjen e qëllimeve politike: çlirimit nga anglezët dhe pavarësia e vendit. Pra, sado që grevat sindikale thuhet se nuk janë politike, megjithatë nuk mund të përjashtohen elemente politike”, u shpreh ai.
Ndërmjet këtyre, sipas Qunit, duhet parë edhe grevat e sektorëve të ndryshëm publikë në Kosovë, sepse sindikatat janë përdor politikisht pasi që partitë kryesore të koalicionit qeverisës u bënë premtime elektorale sindikatave të arsimit me çka morën përsipër realizimin e pikave që janë arsye për grevë.
“Megjithatë në një vend me demokraci të brishtë dhe me institucione të brishta si në Kosovë, mund të shfaqen edhe tendenca të ndryshme që mund të vënë në kolaps këta sektorë dhe mund të jenë shkas për destabilizim të vendit. Përgjegjësia e qeverisë është e madhe si për realizimin e premtimeve elektorale si dhe për të ruajtur stabilitetin e vendit. Kjo përgjegjësi është edhe më e madhe për shkak të nivelit të dialogut me Serbinë kur arritja e një marrëveshjeje përfundimtare po kërkohet me ngulm”, përfundoi deputeti Quni.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...