Me datë 28.03.2022 rreth orës 13:00, hetuesit e antidrogës së Policisë së Kosovës në Gjilan pas një pune hetimore, me urdhër të organeve të drejtësisë realizuan një plan taktik të koduar me emrin “Kalaja” duke realizuar një bastisje në fshatin Pogragjë të Gjilanit.
Gjatë realizimit të bastisjes në shtëpinë e dyshuarit dhe objekteve përcjellëse, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar prova apo dëshmitë si në vijim:
• (280.7) gr. marihuanë
• (140) gr. marihuanë
• (8.6) gr. marihuanë
• (3.3) gr. fara për kultivim
• (0.6) gr. kokainë
• (1450) euro para të gatshme
• (30) franga para të gatshme
• (1) elektroshok
• (3) peshore elektrike
• (27) copë municion (fishek) të kalibrit të rendë
• (2) copë (fishek) të kalibrit A/47
Në konsultim me prokurorin kujdestar pas intervistimit të dyshuarit i lëshohet Vendimi mbi ndalimin për 48 orë./arbresh.info/
Udhëheqësi Suprem i Iranit thotë se Ngushtica e Hormuzit duh...
Lideri i ri suprem i Iranit: Do hakmerrem për jetët e irania...
Presidenti Begaj dhe Sinani flasin për të drejtat e shqiptar...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Hoti dhe Azemi diskutojnë për punëtorët e sektorit privat
KQZ miraton planin e punës, pezullohet nëse ka zgjedhje të j...