Njësia e antidrogës e Policisë së Kosovës në Prishtinë pas një punë hetimore dhe operative gati një mujore, dje kanë realizuar një planë taktik policor, me ç’rast është ndaluar dhe arrestuar një person me inicialet L.H.
Të dyshuari i janë gjetur në trup dhe lokacione të ndryshme lëndë narkotike si: kokainë, ekstazi, hashash, marihuanë, disa qese plastike, para të gatshme, dhe pajisje tjera, transmeton Arbresh.info
“I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, përderisa njësitet kompetente dhe ato të forenzikës rajonale në Prishtinë kanë kryer proceduarat e vend shikimit, fotografimin dhe evidentimin e provave materiale për procedurë të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, Policia e Kosovës dje rreth orës 21:30 përmes veprimeve operacionale taktike ka identifikuar dhe arrestuar edhe dy persona të tjerë nën dyshimin për “posedim dhe shitje të pa autorizuar të narkotikëve”.
Është konfiskuar një sasi e drogës, dy peshore digjitale, dhe një çantë me qindra lloje të ndryshme për paketim të narkotikëve, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit./Arbresh.info


Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...