Antidroga e Policisë së Kosovës, gjatë ditëve të fundit ka gjetur dhe konfiskuar mbi 1 mijë kg drogë të llojit mariuhanë ku edhe ka arrestuar disa të dyshuar për posedim dhe shitje të paautorizuar të lëndës narkotike. Të mërkurën e 26 prillit u kapën 312 kilogramë dhe një javë më vonë u konfiskuan 800 kilogramë të tjera.
Policia e Kosovës këtë e cilëson si një të arritur të madhe në luftë kundër drogës e cila është e sanksionuar edhe me Kodin Penal të Kosovës, transmeton Indeksonline.
Zyrtarët policor thonë se mariuhana është më shumë e përhapur në tregun vendor ndërsa drogat më të rrezikshme siç janë heroina e kokaina kanë shënuar rënie sa i përket konfiskimit.
Të dhënat e policisë tregojnë se në katër mujorin e parë të këtij viti, policia me njësitet e saj përkatëse ka arritur të gjejë dhe të konfiskoj vetëm 172.7 gramë kokainë në gjithë territorin e vendit ndërsa ka konfiskuar edhe 28 kilogramë heroinë.
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...