Për shqiptarët egziston vetëm një çështje, dhe ajo është për murin në Mitrovicë. Atyre nuk u intereson Bashkësia e Komunave Serbe (BKS) dhe për këtë e kanë mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, ka thënë sot Vuçiq në një konferencë për shtyp me kryeministrin malazez.
“Ne shkuam në Bruksel. I mora temat, por ato u ndryshuan. Vetëm dy mbetën të njëjta. Unë e kuptova se çka është kuptimi i gjithë kësaj. Pastaj ata filluan të flasin për tregimin e murit, dhe asgjë për BKS”, tha Vucic, raporton Blic.
Sipas tij, ata folën për “budallëqe teknike” lidhur me murin.
“Kur më në fund pranuam çdo gjë që ata kërkuan, në konsultim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, ata thanë: ‘Harrojeni, nuk kemi biseduar për asgjë’. Kjo është e gjitha e vërtetë. Por Brukseli nuk ka thënë se pala shqiptare e shkeli marrëveshjen, ndërsa këtë i pari e bëri Hashim Thaçi”, ka thënë Kryeministri serb.
Duke reaguar ndaj kërkimfaljes së Vuçiqit meqë e kishte zgjatur, Kryeministri malazez, Dushko Markoviq, ka thënë se edhe atij i përket shumë nga ajo që u tha.
“Kosova krah SHBA-së”, Osmani falënderon Trumpin për partner...
Kosova fiton të drejtën për parafinancim mbi 60 ml € nga Pla...
Gjykata Supreme e ShBA-së rrëzon tarifat e Trumpit
Edi Rama merr pjesë në tryezën e Atlantic Council në SHBA
Kallas: Paketa e 20-të e sanksioneve kundër Rusisë do të mir...
Juventusi kërkon anulimin e suspendimit të Kalulus