Sondazhi më i fundit shumëkombësh i Ballkanit Perëndimor nga Qendra e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) për Insights in Survey Research (CISR) tregon mbështetje të gjerë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE) dhe shumicën e fortë që e shohin luftën e Rusisë kundër Ukrainës si të pajustifikuara.
Vendet e anketuara ishin Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina (BiH), Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.
Ndërsa sipas hulumtimit, për tri vende të Ballkanit Perëndimor, Serbia konsiderohet si kërcënimi më i madh.
Në Kosovë, qytetarët janë përgjigjur me shumicë absolute prej 83 për qind se Serbinë e shohin si kërcënimin kryesor, në Shqipëri me 36 për qind kurse në Bosnje e Hercegovinë, 27 për qind e qytetarëve.
Ndërkaq, shteti që konsiderohet kërcënim për Kosovën, Shqipërinë e BeH-në, si kërcënimin kryesor e sheh ShBA-në me 36 për qind të qytetarëve, kurse në Mal të Zi kjo shifër për amerikanët shkon në 19 për qind.
Por, në mesin e shteteve që qytetarët e Serbisë i shohin si kërcënim për vendin e tyre është edhe Kosova. 10 për qind e të anketuarve e kanë dhënë këtë përgjigje, duke e renditur vendin tonë në pozitën e tretë për nga kërcënimi që iu kanoset atyre. E në të dytin me 18 për qind, serbët e shohin Shqipërinë si kërcënimin më të madh.
Shqipëria, nga ana e saj, pas Serbisë (36%), si kërcënim kryesor e sheh Rusinë (32%) dhe Greqinë (9%).
Në Mal të Zi, qytetarët janë të ndarë në çështjen se kush është kërcënimi më i madh për shtetin e tyre: 19 për qind e të anketuarve kanë thënë ShBA-ja, kurse 17 për qind e konsiderojnë Rusinë: përderisa 10 për qind mendojnë se Serbia është kërcënimi kryesor për Malin e Zi.
Për 23 për qind të maqedonasve, Bullgaria është kërcënimi kryesor për vendin e tyre, e pasuar nga Rusia me 12 për qind dhe Kosova me 10 për qind.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës