Aktoria hollivudiane Angelina Jolie ka njoftuar se do të largohet nga posti i ambasadores së Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët pas më shumë se 20 vitesh.
Aktorja fituese e çmimit Oscar tha se refugjatët janë “njerëzit që unë i admiroj më shumë në botë” dhe tani do ta përqendrojë kohën e saj duke punuar me organizata të udhëhequra nga njerëz të prekur drejtpërdrejt nga konflikti”.
Jolie, 47 vjeçe, është e njohur për aktivizmin e saj po aq sa edhe për karrierën e saj vezulluese, e cila përfshin role yjesh në filma si “Mr and Mrs Smith”, “Maleficent”, “Wanted” dhe “Lara Croft: Tomb Raider”.
Ajo ka bashkëpunuar me UNHCR-në që nga viti 2001 dhe në vitin 2012 është emëruar e dërguar speciale.
Duke shkruar në Instagram, Jolie tha se do të kalonte “pjesën tjetër të jetës sime duke punuar me refugjatët.
“Unë besoj në shumë gjëra që bën OKB-ja, veçanërisht në jetët që shpëton përmes ndihmës emergjente. UNHCR-ja është plot me njerëz të jashtëzakonshëm që bëjnë ndryshime në jetën e njerëzve çdo ditë./atsh
Përparim Rama pret në takim Dafina Zeqirin, i dhuron “Hyjnes...
Ndërron jetë babai i Salih Mustafës
PZAP ndëshkon Listën Serbe me 30 mijë euro për shkelje gjatë...
Policia e Kosovës në bashkëpunim me OSCE-në certifikon 18 in...
Hamza prezanton programin ekonomik: Grante për bizneset, ene...
Fshatrat e Suharekës përballen me mungesë uji për shkak të r...