Anëtari më i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka folur për deklaratat e partive politike para zgjedhjeve të 6 tetorit, për luftimin e korrupsionit në vend.
Bajqinovci ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se partive që aktualisht janë në pushtet, e që kanë qenë në pushtet, duhet t’ju vijë marre kur flasin për luftimin e kësaj dukurie.
Ai ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës duhet në veçanti të ketë turp kur deklarohet për korrupsionin.
Bajqinovci, i cili deri më tani ka punuar si gazetar, ka sulmuar edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Nismën Socialdemokrate.
Ka thënë se këto parti kanë qindra zyrtarë që u janë ndjekur penalisht. /Express/
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...