Anëtari i zgjedhur i presidencës së Bosnjës, Zeljko Komsiq, ka thënë sot se për të Kosova është një shtet i pavarur.
“Me të vërtetë dua që marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës të zgjidhen në mënyrë miqësore. Nuk kam dilema se Kosova është shtet i pavarur. Ju e dini, ky është mendimi im”, tha Komsiq, transmeton lajmi.net.
Ai mendon se kriza kushtetuese dhe politike në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk qëndron në paqe, pasi shumë prej tyre parashikojnë dhe nuk shohin ndonjë arsye, qoftë institucionale apo politike, nëse nuk dëshirojnë vërtet të provokojnë këtë krizë.
Ndërsa duke folur për ndryshimin e kufijve, Komsiq tha se nuk mund të flas për hir të Kosovës dhe Serbisë.
Por sipas tij kufijtë e Bosnjës dhe Hercegovinës nuk duhet të ndryshohen, ose të shkëmbehen territore pasi, siç thotë ai, krijon një precedent të rrezikshëm.
“Kufijtë e Bosnjës dhe Hercegovinës janë themeluar, ato njihen dhe konfirmohen me urdhër të të ashtuquajturit Komisioni i Badinter, dhe mendoj se thjesht Bosnja duhet të insistojë në pandryshueshmërinë e këtyre kufijve, tha Komsiqi. E derisa u pyet nëse një pozitë e tillë vlen për Serbinë dhe Kosovën ai tha se “nuk mund të flasë për hir të Serbisë dhe Kosovës”. /Lajmi.net/
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...