Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i kënaqur me anëtarësimin e Kosovës në Organiztën Botërore të Doganave.
Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky lajm ndihmon Kosovën në përforcimin e sistemit doganor të Kosovës, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Lajm i shkëlqyeshëm që Kosova u bë anëtare e Organizatës Botërore të Doganave (ËCO). Ky lajm paraqet konsolidim madhor të pjesëmarrjes tonë në organizata multilaterale dhe ndihmon Kosovën në përforcimin e sistemit tonë të shkëlqyer doganor. Procesi i filluar para dy vitesh për depozitimin e instrumenteve ligjore dhe konventave po jep rezultate të prekshme. Falëderojmë Belgjikën dhe shtetet mike për ndihmë. HTH./Arbresh.info.
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit