Analistja amerikane, Ivana Stradner, ka shkruar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po ndjek hapat e hershëm të Putinit.
Ajo, në rrjetin social Twitter, ka shkruar se Perëndimi i besonte me naivitet se Putini mund të ishte perëndimor.
Më tej, analistja amerikane, Ivana Stradner, shtoi se Vuçiqi përmes krijimit të një lëvizje të re “properëndimore” mundohet ta pastrojë reputacionin e tij në Perëndim.
“Vuçiq po ndjek plotësisht hapat e Putinit në karrierën e tij të hershme politike, kur Perëndimi besonte me naivitet se Putini mund të ishte properëndimor… Gjëja tjetër për Vuçiqin? Ai duhet të pastrojë reputacionin e tij në Perëndim dhe ai do të krijojë një lëvizje të re të rreme “pro-perëndimore”. Ai ka punuar për të për disa muaj dhe disa muaj më parë pashë disa serbë të rinj mbresëlënës në rrjetet sociale të cilët mburreshin se i bashkoheshin kësaj lëvizjeje”, ka shkruar, Ivana Stradner, analiste amerikane.
KEK: Njësia A5 e TC “Kosova A” rikthehet në oper...
Petrit Hajdari sfidon Ramiz Lladrovcin, i hyn garë për kryta...
Përplasjet në Lindjen e Mesme/ Bill Clinton: Netanyahu e do ...
Irani pëson një tjetër goditje të rëndë, forcat izraelite su...
Asgjë e re/ Dështon edhe përpjekja e 36-të e konstituimit të...
Nis seanca e 36-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës