Analisti politik kosovar në SHBA, Bleron Baraliu, ka thënë se nuk do të çuditej nëse kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi-Goodman, do të kandidohej për presidente në nomenklaturën e radhës.
Baraliu, i ftuar përmes një video-thirrje në ‘Pressing’ , ka mbështetur aktivizimin e Krasniqi-Goodman për gratë e dhunuara në Kosovë.
Nuk besoj që zgjedhja e saj Vetëvendosje ka qenë për arsye morale, por pavarësisht se çka, është e drejtë e saj. Nuk do të befasohesha aspak nëse Vasfija do kishte qenë kandidate për presidente mas zgjedhjeve”, ka deklaruar Baraliu.
Krasniqi-Goodman mban numrin 7 në listën e kandidatëve për deputetë nga radhët e Vetëvendosjes.
Vasfije Krasniqi Goodman është gruaja e parë në Kosovë që ka folur hapur për përdhunimin gjatë luftës në Kosovë më 1999’ën.
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron
Përurimi i Unazës së Brendshme, Abdixhiku: Punët e mëdha nuk...
Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...
Kurti opozitës nga Gjakova: Bllokues, shtetin e shohin si pr...