Analisti politik, Agon Maliqi, pas fitores së zgjedhjeve të Joe Biden, ka parashikuar ndryshimet në qasje të kësaj administrate në raport me çështjen e Kosovës.
Sipas Maliqit, Biden dhe shokët e tij në detyrë do ta çojnë pëpara idenë e mini-Shengenit, madje, edhe më shumë sesa Administrata e Trump’it.
“Administrata Biden do ta shtyjë përpara idenë e mini-shengenit edhe më shumë se Trump; do të bashkëpunojë me Evropën në Ballkan, por do të jetë më aktive se në vitet e Obamas, sepse janë në disponim më agresiv ndaj Rusisë dhe kanë mësuar prej gabimeve”, ka shkruar analisti Maliqi.
Njohësi i çështjeve politike ka shtuar se hapësira për manipulim e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ngushtuar me ardhjen e Biden në ulësen e presidentit.
“Edhe Biden do të mundohet ta afrojë Serbinë, por jo me çdo kusht – hapësira manovruese dhe manipuluese e Vuçiç është zvogëluar. Sidoqoftë, na takon neve që të vendosim nëse do t’i shfrytëzojmë mundësitë, apo nëse do të vazhdojmë ta sabotojmë veten me budallaki”, ka thënë ai.
Mini-Shengeni është një ndër pikat kryesore për zbatim, të arritura në marrëveshjen e normalizimit ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator të këtij viti, në Uashington.
Sidoqoftë, idenë e mini-Shengenit e ka kontestuar dje kryetari i AAK’së, partisë në koalicionin qeverisës, Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se Kosova qëndron mbrapa ekonomikisht, në krahasim me vendet në rajon dhe se nuk mund të ofrojë aq sa shtetet e rajonit.
“Ne kemi mirëprit marrëveshjen e Uashingtonit si arritje historike e Kosovës, kjo arritje është falë angazhimit të presidentit Trump dhe bashkëpunëtorëve më të ngushtë të tij. Kjo u pa me cermoninë e nënshkrimit. Një nga shqetësimet janë zbatimi i mini-Shengenit, pasi që ekonomia është më e vonuar sesa vendet e rajonit. Fillimisht, do donim të kishim një bashkëpunim rajonal me Shqipërinë”, deklaroi Haradinaj.
Rama tregon planin konkret për hekurudhën strategjike Durrës...
Haradinaj: Ardian Gjini do jetë kandidat për kryeministër në...
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...