Takimi i sotëm i ekipit negociator në krye me Fatmir Limajn e Shpend Ahmetin, me diplomaten e BE-së Federica Mogherini, nuk duket se ka qartësuar procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Kështu të paktën po vlerësojnë analistët Faton Abdullahu dhe Ismail Tasholli, të cilët pohuan se të panjohurat po e përcjellin dialogun edhe në fazën përfundimtare.
“Konsideroj se nuk është e qartë se kush e përfaqëson, sa dhe si e përfaqësojnë Kosovën. Çfarë është forca politike e atyre që e përfaqësojnë Kosovën dhe çfarë ndikimi kanë ata mbrapa në Kosove. Është me e ndërlikuar se kaq. Shkuarja e ekipit negociator në Bruksel nuk shoh se sqaroi diçka”, deklaroi Faton Abdullahu në një intervistë në Zona B.
Ngjashëm është shprehur edhe filozofi Tasholli, përderisa ai po e sheh edhe tejet të rëndësishëm rolin e SHBA-ve në dialog.
“Tensionet dhe paqartësitë e përcjellin në çdo hap procesin e dialogut – trekëndëshi i krijuar brenda Kosovës, presidenti, delegacioni dhe opozita të cilët nuk duan të marrin pjesë në dialog. Nuk e mendoj se do të arrijnë pritjet tona se çfarë i kemi ose çfarë i kemi deleguar. Situata është pak ma komplekse, Brukseli është vetëm një pjesë. Pjesa kryesore është Shtëpia e Bardhë. Kur të flet ajo shtëpi mund të ndodhë ndryshimi i konspiracionit të dialogut”.
Ndërsa analisti Valon Syla deklaroi se takimi në Bruksel solli tre mesazhe kryesore sa i përket dialogut.
“Agjenda është e shpejtë. Mesazhi numër një ka qenë që gjashtëmujori është koha që duhet të kryhet marrëveshja. Së dyti nuk ka kohë dhe duhet të hiqet taksa 100%. Dhe e treta, për BE-në është problem të ketë ndarje në vija etnike, por nuk ka problem nëse ndodhë ndonjë korrigjim i kufirit”.
Jeta Krasniqi nga KDI këtë takim e vlerësoi si pozitiv, megjithatë theksoi se ky është vetëm një takim i radhës në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1