Analistët politikë vlerësojnë se ndarja e subjekteve përbërëse të PAN-it në grupe të veçanta parlamentare është bërë me qëllim që të marrin më shumë privilegje, rrjedhimisht më shumë anëtarë në komisione
Partitë e koalicionit PAN pritet të funksionojnë të ndara tash pas konstituimit të institucioneve.
Nisma për Kosovën tashmë ka bërë të ditur se do të veprojë si grup i vetëm parlamentar, ndërkohë që edhe AAK-ja pritet ta bëjë të njëjtën gjë.
Pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e këtyre subjekteve janë shprehur të bindur se një ndarje e tillë nuk do të paraqesë problem në lidhjet e koalicionit. Madje, sipas tyre, ky veprim as nuk e lëkund e as nuk e zbeh bashkëpunimin me partnerët brenda PAN-it, shkruan “Zëri”.
Nga ana tjetër, njohësit e legjislativit konsiderojnë se ndarja e subjekteve përbërëse të PAN-it në grupe të veçanta parlamentare është bërë me qëllim që të përfitojnë sa më shumë pozita.
Kjo ngase, siç thonë ata, si grupe të ndara partitë arrijnë të marrin më shumë privilegje, rrjedhimisht më shumë anëtarë nëpër komisionet parlamentare.
Megjithëkëtë, meqë këto subjekte janë ndarë pas konstituimit të Kuvendit nuk do ta gëzojnë të drejtën të kenë nënkryetarë të Kuvendit.
Kurti aludon se më pak mjekë po ikin nga Kosova- Thotë se sf...
Shkencëtarët zbulojnë në hapësirë një molekulë që jep sinjal...
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, deklarohet policia
Spiropali me Ambasadorin e Italisë: Tirana mirëpret në 18 sh...
“Hapeni derën se dua të dal, lujta” tensionohet ...
Nesër shpallen rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 28 d...