Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës (AMK), dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka kryer mbikëqyrjen në terren të mjeteve matëse ligjore të taksimetrave që janë të vendosur në auto-taksi.
MINT njofton se mbikëqyrja është kryer në disa qytete të Kosovës dhe do të vazhdojë ditëve të ardhshme, dhe qëllimi i mbikëqyrjes është mbrojtja e konsumatorit, si dhe mbikëqyrja e subjekteve të emëruara (TVK) nga MINT/AMK, për taksimetra të cilëve iu janë caktuar detyrat për zbatimin e rregulloreve të metrologjisë ligjore, përcjell Arbresh.info
“Sipas legjislacionit në fuqi taksimetrat, që janë në përdorim, duhet të janë në përputhje të plotë me Rregulloren nr.06/2016 dhe sipas Rregullores nr. 01/2022 për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores nr. 02/2021 për mjetet matëse ligjërisht të kontrolluara, saktësia e tyre duhet te verifikohet. Taksimetri llogaritë distancën në bazë të sinjalit të dhënë nga gjeneruesi i sinjalit për largësi. Përveç kësaj, ai llogarit dhe tregon tarifën që duhet paguar për udhëtimin në bazë të distancës së llogaritur/matur të udhëtimit”, thuhet në njoftim.

Gjatë mbikëqyrjes nga inspektorët e mbikëqyrjes metrologjike të këtyre mjeteve matëse është bërë verifikimi i dokumentacionit, siç është specifikuar në ligjin për metrologji dhe rregulloret relevante për zbatimin e tyre, për të përdorur drejtë mjetet matëse ligjore të taksimetrat qe janë të vendosur (në automjete Taksi), që janë subjekt i kontrollit ligjor metrologjik, konkretisht taksimetrave.
Gjatë inspektimit nga inspektoret e mbikëqyrja metrologjike janë hasur taksimetra, të cilët nuk kanë poseduar certifikatë të verifikimit, ku janë ndërmarrë masa administrative sipas Ligjit për Metrologji.
“Pas vizitës inspektuese në terren, MINT/AMK njofton se nëse brenda afatit të caktuar nuk eliminohen parregullsitë e gjetura, do të ndërmerren masa konform ligjit në fuqi. Inspektimi i taksimetrave nga inspektoret e mbikëqyrjes metrologjike do të vazhdojë edhe ditëve në vijim në tërë territorin e Republikës së Kosovës, për mbrojtjen e konsumatorëve përkatësisht udhëtarëve”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër