Konsullja e përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatqija, thotë se sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, ka përcjellë mesazhet e para të fuqishme se Kosova duhet ta ketë ushtrinë e vet.
Sipas saj, mesazhi i dytë nga SHBA’ja është se e përkrah dialogun me Serbinë, i cili duhet të përfundojë me njohjen e Kosovës.
Sahatqija në një intervistë për ‘Epokën e Re’ ka theksuar se çfarëdo ndryshimi i brendshëm që të jetë në SHBA, politika e jashtme karshi Kosovës nuk ka ndryshuar.
Ajo ka thënë se zgjidhja e demarkacionit me Malin e Zi, asociacioni i komunave serbe dhe vazhdimi i dialogut u japin fuqi diplomatëve të Kosovës për kërkim të njohjeve të reja dhe për mundësi të kërkimit të investimeve.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë