Me skenat e krijuara në Kuvend, partitë opozitare duket të kenë krijuar një kundërshtar shumë të rëndësishëm, shtetin amerikan.
Është pikërisht ambasadori Greg Delawie që menjëherë pas zhvillimeve të sotme në kuvend, ka kritikuar opozitën. Ambasadori amerikan ka thënë se sjellje të tilla i kontribuojnë izolimit të Kosovës.
“Besoj se parlamenti është vend për diskutim e debat edhe mospajtim, por jo vend i dhunës, armëve dhe shkatërrimit. Do të doja të inkurajoja të gjitha palët të marrin thellë frymë, të pyesin vetën se sa i shërbejnë të ardhmes evropiane sjelljet e këtilla dhe demokracisë dhe rrezikimit të izolimit”, ka deklaruar Delawie.
Ambasadori amerikan pas zhvillimeve në kuvend menjëherë ka takuar presidenten Atifete Jahjaga, me të cilën ka folur për mundësinë e tejkalimit të situatës.
Te presidentja Jahjaga është drejtuar edhe kryeministri Isa Mustafa.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër