Ambasadorja e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes, është shprehur optimiste rreth krijimit të mundësive më të mëdha investuese, me theks të veçantë ardhjen e investitorëve të Luksemburgut në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur Gomes gjatë takimit të saj me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Ambasadorja Gomes, me këtë rast, e ka uruar kryekuvendarin Konjufca për marrjen e detyrës së re në krye të Kuvendit të Kosovës, shkruan arbresh.info.
Duke përmendur rrethanat e reja politike në Kosovë, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ambasadorja Gomes është shprehur për ardhjen e investitorëve të Luksemburgut në Kosovë.
Ajo, po ashtu u zotua për vazhdimin e projekteve të mëparshme dhe konfirmoi gatishmërinë e shtetit të saj për mbështetjen e kapaciteteve të Kuvendit në ngritje të cilësisë së draftimit të ligjeve, si dhe premtoi projekte të përbashkëta me Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ndërokhë, Konjufca e falënderoi ambasadoren për rolin aktiv të shtetit të saj, Luksemburgut, në mbështetje të vazhdueshme të institucioneve dhe shtetit të Kosovës.
Konjufca gjithashtu e njoftoi ambasadoren Gomes lidhur me agjendën dhe prioritetet e legjislaturës së 8-të, si dhe shprehu nevojën e një bashkëpunimi më të ngushtë mes Kuvendit të Kosovës dhe atij të Luksemburgut. /arbresh.info/
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...