Ambasadori gjerman në Kosovë Christian Heldt, ka folur për vonesat që shkaktohet gjatë pajisjes me vizë në këtë Ambasadë, shkruan Periskopi.
Në një intervistë për Deutsche Welle ai ka thënë se mos-liberalizimi i vizave po u shkakton probleme të mëdha të kapacitete, pasi krahas vizave afatgjate, lëshohet edhe viza turistike.
“Ne vetëm në vitin e kaluar këtu kemi pasur një rritje të shqyrtimit të kërkesave prej rreth 20%. Do të thotë, edhe për ne si ambasadë do të ishte një lehtësim që të bëjmë më shumë në kategoritë e tjera, në shërbim të qytetarëve të Kosovës, nëse liberalizimi i vizave për vizita turistike një ditë vërtetë do të bëhet realitet. Deri atëherë, ne thjeshtë do të mbetemi të varur nga kapacitetet tona fizike të kufizuara, përtej të cilave nuk mund të dalim”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka thënë se përpunimi i vizave afatgjata kërkon më shumë kohë, se sa i kërkesave për vizë turistike.
“Për fat të keq kemi konstatuar që po keqpërdoren edhe kontratat e punës, do të thotë ka gjithnjë e më shumë kontrata pune, të cilat nuk përputhen me faktet dhe pjesërisht janë të falsifikuara. Kështu që koha e shpenzuar për të shqyrtuar dokumentacionet e këtyre njerëzve të papërgjegjshëm po i bllokon kapacitetet tona, të cilat do të mund t’i shfrytëzonim për kërkesa të tjera. Me këtë rast unë vetëm mund të paralajmëroj ata që i shfrytëzojnë shërbimet e agjencive të caktuara, që gjithçka shqyrtohet me precizion dhe në fund ata që i bartin pasojat janë pikërisht ata që japin shumë para, duke shpresuar se do të nisin një marrëdhënie pune në Gjermani, por që në fund gjenden para një refuzimi”, ka përfunduar ai gjatë intervistës për DW./Periskopi/
63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa ...
Theren me thikë dy persona në Prishtinë, policia arreston dy...
Vjedhje e rëndë në Ferizaj, nga kasaforta grabiten dy armë z...
Arratiset një person nga Psikiatria Forenzike
Sot mësohen finalistët e Kupës së Kosovës, në program dy gjy...
Shpërthen granata dore në Fushë Kosovë, u hodh nga vetura në...