Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se vendimi i qeverisë për të shuar task-forcën kundër korrupsionit ka qenë i gabuar.
“Mendoj se ka qenë vendim i gabuar pasi task-forca kundër korrupsionit ka qenë shumë efektive. Nëse do të modifikohej kjo task-forcë do të ishte diçka normale”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë thotë se edhe shkarkimi i disa drejtorëve të institucioneve ka krijuar percepsionin te popullata se është bërë për shkaqe politike.
Kosnett nuk ka dashur të përgjigjet nëse pas vjedhjes së dy milionë euro dikush është dashur të japë dorëheqje.
“Qytetarët e Kosovës meritojnë të shohin një hetim serioz për këtë rast. Nuk është puna ime që të them se duhet të shkarkohet dikush…Njerëzit duhet të japin llogari për gabimet e tyre dhe gabimet që ndodhin në institucionet e tyre”.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë thotë se korruspioni dhe nepotizmi janë ndër problemet më të mëdha që përballet Kosova.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...