Shumëkush në Kosovë tashmë ka ngritur pikëpyetjet në lidhje me njërën nga pikat e marrëveshjes së 4 shtatorit në SHBA, ku flitet për njohjen nga Izraeli.
Këta të fundit, ende nuk kanë ndërmarrë veprime zyrtare diplomatike për njohjen e Kosovës, përveç premtimit që në të ardhmen do ta bëjnë një gjë të tillë, shkruan lajmi.net.
Mirëpo, kjo tashmë duket se veç është punë e kryer.
Mediat serbe kanë publikuar sonte një titull të intervistës së ambasadorit izraelit në Beograd, Jahel Villan, dhënë gazetës “Politika”.
Në intervistën që ai ka dhënë për këtë gazetë citohen fjalët “Kemi njohur Kosovën, por ende jo teknikisht”.
Kujtojmë, se si pjesë e marrëveshjes së 4 shtatorit në Uashington, Kosova përveç njohjes reciproke me Izrael.

SHBA vendos aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme mes...
Zhduket një vajzë në Lipjan, babai njofton policinë
Mbledhja e grupit parlamentar socialist, Rama: Në fokus refo...
FSK-ja gati për dislokim në Gazë, pret institucionet për ven...
Masakra e Belegut dhe dështimi i drejtësisë ndërkombëtare
Një shtëpi në Gjakovë përfshihet nga zjarri, arrestohet i dy...