Ambasadori i Ukrainës: Rusia po e keqpërdor Serbinë

19:09 | 21 Nëntor 2017

Ambasadori ukrainas në Beograd, Oleksandër Aleksandroviq  i cili më herët ka thënë se Rusia po e keqpërdor Serbinë për të shkaktuar kaos  dhe përmes kësaj të shkaktojë edhe luftë në Ballkan, thotë se qëndrimi i tij mbetet po i njëjti, shkruan “Telegraf Serbi”, transmeton portali arbresh.info

Mirëpo përmes kësaj deklarate ka thënë që kjo nuk do të thotë që Serbia nuk e ka politikën e jashtme të pavarur.

Ndër të tjera ai ka thënë se raportet mes Ukrainës dhe Serbisë kanë qenë të mira, derisa Serbia nuk ka dalë kundër  Ukrainës.

Kur është pyetur se për çfarë ka dalë Serbia kundër, ai nuk është përgjigjur dhe ka thënë se duhet pyetur Ivica Daqiqin për këtë punë. /arbresh.info /

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara