Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbot, transmeton arbresh.info
Gjatë këtij takimi, Ministrja Haxhiu ka falënderuar qeverinë britanike që si partnerë kyç ndërkombëtarë mbështesin konsolidimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Ministrja Haxhiu, gjatë takimit e njoftoi ambasadorin Abbot për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë në fushën e sundimit të ligjit, luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, hartimit të legjislacionit që ndihmon në reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Ndërsa ambasadori Abbot tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë përkrahjen për Republikën e Kosovës me theks të veçantë në luftimin e krimit dhe korrupsionit si dhe në krijimin e kushteve të reja për investime për të rinjtë në vend.
Ministrja Haxhiu dhe ambasadori Abbot, u dakorduan që bashkëpunimi mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar duhet të vazhdoj në konsolidimin e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës./arbresh.info/
Mbetën të vdekur katër protestues në bulevardin “Dëshmorët e...
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve – nëntë ndeshje do...
21 Janari”, Rama: Drejtësia vonon po nuk harron
Tërmet i fortë në Tajvan, mbi 20 të plagosur
Osmani uron sekretarin amerikan të shtetit: Kosova mezi pret...
Xhavit Haliti dëshmoi në procesin gjyqësor në Bruksel kundër...