Ambasadori i Kosovës në Poloni, Drilon Gashi, mori pjesë në Konferencën Ndërparlamentare Evropiane, e cila u mbajt në Kuvendin e Polonisë.
Gjatë këtij evenimenti, ai theksoi mbështetje të pakushtëzuar për Ukrainën dhe vuri në dukje rëndësinë e ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999 në Kosovë.
Gashi theksoi se “zëri ynë mund të jetë i vogël, por është një zë i pa kushte i mbështetjes për një Ukrainë që të jetë e lirë, e plotë dhe në paqe.”
“E kisha nderin e veçantë dhe gjithashtu përgjegjësinë që të marr fjalën dhe të përfaqësoj Kosovën në Konferencën Ndërparlamentare Europiane dhe në Kuvendin (Sejmin) e Polonisë. Polonia është një popull i madh europian, popull i guximshëm, i qëndrueshëm, solidar dhe liridashës. Me Poloninë na bashkon përpjekja shekullore për liri dhe pavarësi, andaj për mua kishte kuptim shumë të madh të flisja, si Ambasador i Kosovës, në shtëpinë e popullit polak”, tha ai./Arbresh.info
E vrau dhe trupin ia hodhi në humnerë, kërkohet burgim i për...
Mjekja e OBSH ngre alarmin: Ebola mund të përhapet më shpejt...
Pesë serbë ndalohen për cenim të vullnetit të lirë të votues...
Çfarë mesazhi dërgojnë studentët protestues në Serbi me “Mem...
Incidenti me dronin, Estonia mbyll hapësirën ajrore me Ukrai...
Bëhet viral reagimi i Neymarit pas mësoi ftesën nga Brazili ...