Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka theksuar se ndërhyrjet politike në sistemin gjyqësor janë të papranueshme, duke reaguar pas komenteve të Qeverisë në detyrë lidhur me vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ për pajisjet dhe softuerët fiskalë.
“Krerët e misioneve të BE-së diskutuan situatën pas vendimit të Gjykatës Supreme. Sulmet kundër gjyqtarëve individualë dhe ndërhyrja politike në gjyqësor janë të papranueshme,” ka shkruar Orav, teksa ka shpërndarë postimin e reagimit të Supremes gjatë ditës së sotme.
Ndryshe, dje Gjykata Supreme, të martën, anuloi Udhëzimin Administrativ të nxjerrë nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati. Në arsyetimin e saj, Gjykata theksoi se një deputet i betuar nuk mund të ushtrojë njëkohësisht edhe funksionin e ministrit, duke e konsideruar këtë në kundërshtim me dispozitat ligjore.
Defekt me energji elektrike në Trepçë, disa minatorë mbeten ...
Rusia po përdor listat e kërkimit të Interpolit për të godit...
Rinumërohen rreth 70% e votave
Të shtëna me armë në Berlin, pesë persona të plagosur, dy pr...
Moti sot në Shqipëri me reshje shiu
Ndërpritet qarkullimi i kamionëve në pikat kufitare me Serbi...