Ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci ka vizituar Skocinë në prag të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Ai është takuar me Alasdair Allan, Ministër për Zhvillim Ndërkombëtar dhe Evropë si dhe me Joan McAlpine, kryetare e Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Marrëdhënie me Jashtë, me të cilët ka biseduar për zhvillimet në Kosovë, Skoci dhe Evropë.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook Greiçevci ka thënë se me personalitetet e lartcekura ka biseduar për forcimin e lidhjeve tregtare, arsimore, kulturore dhe shkëmbime të studentëve.
Statusi i plotë:
Në prag të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, vizitova Skocinë e bukur. Në Edinburgh, në ambientet e Parlamentit skocez, u takova me Dr Alasdair Allan, Ministër për Zhvillim Ndërkombëtar dhe Evropë si dhe me Joan McAlpine, kryetare e Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Marrëdhënie me Jashtë, me te cilët bisedova për zhvillimet në Kosovë, Skoci dhe Evropë. Gjithashtu, biseduam për forcimin e lidhjeve tregtare, arsimore, kulturore dhe shkëmbime të studentëve. Në Edinburgh u takova edhe me dy oficerë të FSK-së, Ismail Hoxha dhe Eugen Thaçi, të cilët janë duke vijuar programe me ushtrinë britanike në Skoci. Ismaili është duke shërbyer edhe si instruktor ushtarak, për herë të parë nga Kosova. Pas Edinburgh udhëtova për në Glasgoë, ku u takova me aktivisten e palodhshme të komunitetit të Kosovës, Remzije Zeka Sherifi, ndërsa pjesa më e bukur ishte vizita në studiot e radios së njohur, Capital FM, ku u prita nga moderatori tashmë i njohur i radios, Fat Brestovca, i cili madje me la të bëhem i famshëm për disa sekonda në mikserin radiofonik.




Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...