Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka vizituar sot shtëpinë muze në fshatin Poklek në Komunën e Drenasit, e cila pasqyron masakrën e 17 prillit 1999 në këtë fshat.
Rohde është pritur nga Fadil Muqolli, të cilit forcat serbe gjatë luftës ia vranë të gjithë familjen.
“Sot në Poklek, tek Shtëpia Muze, prita në vizitë Ambasadorin gjerman Jörn Rohde, i shoqëruar nga Xhavit, Arbeni dhe Arbëri nga Drenasi. Vizita e tyre shërben si një dëshmi për rëndësinë e vazhdueshme të ruajtjes së të kaluarës sonë të trishtë”, ka shkruar Muqolli në Facebook.
“Për ambasadorin gjerman ishte hera e parë që viziton Poklekun, dhe shprehu hapur trishtimin e tij lidhur me atë çfarë kishtë ndodhur në Poklek me 17 prill 1999, në anën tjetër, ne si familjar, të detyruar ta pranojm këtë fakt, shprehem trishtimin dhe dëshpërimin tonë për mos ndjekjen e kryerësve të këtij krimi nga organet përkatëse”, ka shkruar ai./Arbresh.info
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...