Ambasadori gjerman, Christian Heldt, ka porositur kryeministrin Ramush Haradinaj dhe liderët e tjerë të mos nguten në lidhje me deklaratat për liberalizimin e vizave, pasi nuk dihet se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave.
Heldt ka thënë sot në Drenas se nuk dihet se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave, por që liberalizimi duhet të ndodhë.
“Ajo çka duamë të bëjmë për Kosovën është që duam ta anëtarësojmë në BE, ne nuk e dimë kur do të ndodhë liberalizimi, por do të ndodhë dhe duhet të ndodhë. E di që ka shumë nxënëse që shkojnë në Gjermani, që shkojnë të njihen me bashkëmoshatar, por edhe nga Gjermania që vijnë këtu”, tha Heldt.
Heldt po ashtu ka thënë se e gjithë Gjermania po bënë shumë që Kosova të jetë pjesë e Bashkimit Evropian së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Me rastin e Ditës së Evropës, komuna e Drenasit ka qenë vendi ku është diskutuar për potencialin e rinisë së Kosovës drejt BE’së dhe promovimin e vlerave të BE’së./Gazetaexpress/
Konfirmohet nga Irani: Lideri i ri suprem Mojtaba Khamenei ë...
Haradinaj kujton demonstratat e 11 marsit: Studentët mposhtë...
E dhimbshme: Vdes i riu nga Peja pas një aksidenti në trafik
Intensifikohen kontrollet për çmimet e naftës, inspektorët n...
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...