Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, së bashku me Emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe Përfaqësuesin Special të Austrisë për Ballkan Perëndimor, Johannes Eigner.
Ky takim sipas njoftimit të zyrës së Kryeministrit, është bërë mbrëmë me ftesë të ambasadorit gjerman në Kosovë, Joern Rohde në rezidencë, raporton “Arbresh.info”.
Bashkë me kryeministrin Kurti, ishin edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe ushtruesja e detyrës së Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari -Lila.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe ushtruesja e detyrës së Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Mimoza Kusari Lila ishte i ftuar mbrëmë nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde në rezidencë, në një darkë pune se bashku me Emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe Përfaqësuesin Special të Austrisë për Ballkan Perëndimor, Johannes Eigner”, thuhet në njoftim.
Në këtë darkë, sipas njoftimit, palët kanë diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë.
“Gjatë darkës, u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, dhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal. Temë diskutimi ishin po ashtu raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zbatimi i Marrëveshjes Bazë të arritur në Bruksel dhe Aneksit të saj të dakorduar në Ohër si dhe rruga përpara, në prag të takimit të radhës në nivel kryenegociatorësh që do të zhvillohet sot në Bruksel”, bënë të ditur Kryeministria./Arbresh.info/
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...