Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe ai i Francës, Olivier Guerot, kanë konfirmuar se ka ftohje raportesh mes Qeverisë së Kosovës dhe BE-së.
Ata deklaruan se këtë ia kanë thënë edhe kryeministrit të vendit, Albin Kurti, që nëse nuk dëgjon këshillat e miqve, atëherë ai është duke ecur vetëm.
Në intervistën e përbashkët për RTK, ambasadori gjerman deklaroi se kancelari Scholz, presidenti Macron e kryeministrja e italiane, i kanë shkruar Kurtit duke i kërkuar që t’i dëgjojë këshillat.
Por ai tha se kjo nuk ka ndodhur.
“Nuk është mirë që të ecet vetëm. Që nga viti 1999, kemi qenë përkrah Kosovës dhe Gjermania i ka dhënë edhe një shtytje në Këshillin e Evropës. Si mund të ecë përpara Kosova nëse kemi ftohje raportesh, prandaj ato duhet përafrohen sërish”, deklaroi Rohde.
Sipas tij, është e qartë se sot ka ftohje raportesh me Qeverinë e Kosovës.
“Ne bëjmë kërkesa e ato nuk dëgjohen, e kjo nuk i ngroh raportet tona prandaj na duhet një burrështetas e jo një që flet për luftë gjithë kohën”, tha Rohde.
Edhe ambasadori i Francës tha se Kosova duhet të jetë më praktike dhe konstruktive.
“Besoj që Qeveria e Kosovës do të mund të na dëgjonte më shumë që të jetë me pak e vetmuar, kemi qenë miqtë më të mirë dhe besoj që do ta vazhdojmë të jemi”, tha ambasadori francez.
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C
Sot, Kosova voton!
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare