Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amrikës, Greg Delawie ka thënë se forcimi i sundimit të rendit dhe të ligjit është prioritet kryesor, duke shtuar se përqendrimi duhet të jetë në rritje të transparencës dhe llogaridhënies, shkruan arbresh.info.
Në fjalimin e tij, gjatë Konferencës së Shtatë Vjetore të Gjyqësorit të Republikës së Kosovës, Delawie tha se pret nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj që të marrin vendime të mira për shtetin.
“Që të dy do të duhet të marrin vendime të rëndësishme për përmirësimin e jetës së qytetarëve në mandatin e tyre. Bashkërisht kemi mundësinë që të shënojmë përparimin që e kemi arritur kohët e fundit por dhe t’i trajtojmë mangësitë e sistemit që kanë të bëjnë me gjyqësorin”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se institucionet e vendit duhet të punojnë në luftën kundër korrupsionit./arbresh.info/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...