Ambasadori britanik, Ruair O’Connell për një medium serb ka deklaruar se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran që nëse dëshiron mund të formojë Forcat e Armatosura të Kosovës.
O’Connell ka thënë se Serbia nuk duhet të ketë frikë pse Kosova krijon ushtrinë, transmeton Indeksonline.
“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe mund të formojë forca të armatosura nëse dëshiron. Fakti i thjeshtë është seforcat e armatosura të Kosovës nuk janë gjë negative e as destabilizuese. Ky është një proces dhjetëvjeçar në fund të të cilit forcat e tre mijë e gjysmë do të rriten në pesë mijë. Nuk është një ndryshim i madh”, ka deklaruar O’Connell.
Sipas tij, qëllimi i ushtrisë së Kosovës nuk është pushtimi i veriut kundër serbëve.
“Unë nuk mendoj se ka ndonjë qëllim që dikush ta pushtojë Mitrovicën apo ta pushtojë veriun e Kosovës. Unë nuk mendoj se ka një qëllim për të përdorur forcat e armatosura kundër serbëve të Kosovës”, ka shtuar O’Connell.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...