Ambasadori britanik: Inkurajuese të shoh ministrin Tahiri si e përshkruan rastin e Xhabir Zharkut

17:59 | 26 Qershor 2018

Gjatë ditës së sotme Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka deklaruar se Xhabir Zharku është turpi i Kosovës.

E lidhur me këtë deklaratë të Tahiri ka reaguar edhe Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.

O’Connell ka thënë se është inkurajuese të shohë se si e përshkruan Tahiri rastin e Xhabir Zharkut, si të turpshëm, transmeton Indeksonline.

O’Connell ka thënë poashtu se një hap i mirë do të ishte heqja e dispozitave ligjore që lejojnë kriminelët e dënuar t’i shmangen vuajtje së dënimit. Sipas tij ky është një test për gatishmërinë e Kosovës për të luftuar kriminalitetin në politikë.

Postimi i plotë:

Është inkurajuese të shohë që Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri e përshkruan rastin e Xhabir Zharkut si të turpshëm. Qytetarët e Kosovës meritojnë një veprim konkret për të ndaluar përsëritjen e rasteve te ngjashme në te ardhmen. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë. Një hap i parë i mirë do të ishte heqja e dispozitave ligjore që lejojnë kriminelët e dënuar t’i shmangen vuajtjes së dënimit. Ky është një test për gadishmërinë e Kosovës për ta luftuar kriminalitetin në politikë.

Ohrabrujuće je videti da ministar pravde Abelard Tahiri opisuje slučaj Džabira Žarka kao sramotan. Građani Kosova zaslužuju konkretnu akciju da zaustave ponavljanje sličnih slučajeva u budućnosti. Spremni smo da pomognemo. Dobar prvi korak bi bio ukidanje zakonskih odredbi kojima se osuđenim kriminalcima omogućava izbjegavanje kazne. Ovo je test spremnosti Kosova da se bori protiv kriminaliteta u politici.

It is encouraging to see Minister of Justice, Abelard Tahiri describe the case of Xhabir Zharku as shameful. Kosovo citizens deserve action to stop any repeat. We are ready to help. A good first step would be to remove the law that allows convicted criminals to evade their punishment. This is a test for Kosovo commitment to fight criminality in politics.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara