Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, mori pjesë në organizimin e djeshëm, për pastrimin e Kosovës.
Kontributit të tij krahas “Let’s Do It Kosova” iu bashkuan edhe disa ushtarë KFOR-it britanik.
“Dita Botërore e Pastrimit është një mundësi vjetore për të bërë një hap drejt zbutjes së ndikimit tonë në planet. Isha i lumtur që iu bashkova të rinjve të Prishtinës dje falë “Let’s Do It Kosova” në aksionin e tyre të pastrimit.
Çdo ditë duhet të jetë një ditë pastrimi, për të mbajtur pasurinë e mahnitshme natyrore të Kosovës të vlefshme për këtë brez dhe brezat e ardhshëm” shkroi ambasadori britanik.
Moti sot në Shqipëri
Leonit Aliu, futbollisti nga Fushë Kosova, viktimë e tragjed...
KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skadua...
Izraeli dhe Libani bien dakord për zbatimin e armëpushimit, ...
Horoskopi i datës 4 qershor, e enjte
Trump tregon se kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit