Ambasadori i SHBA-ve në Beograd, Kyle Scott në një intervistë për ‘Saton Television Panon’ u shprehë se pengesat në negociata mes Kosovës dhe Serbisë janë frustruese për të gjithë.
Scott tha se Serbia ka bërë përparime të konsiderueshme në stabilizimin ekonomik dhe për përgatitjen për anëtarësimin në BE por kushti kyç për anëtarësim mbetet arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Ai u pajtua me deklaratën e presidentit serb, Aleksander Vuçiq se Beogradi duhet ta zgjidhë këtë problem herët a vonë.
“Nëse kjo nuk është bërë tani, do të duhet të bëhet në gjeneratën e ardhshme, por atëherë ndoshta do të jetë më e vështirë për ta bërë atëherë. Kjo është arsyeja pse ne duhet ta shfrytëzojmë rastin tani dhe të përpiqemi të shkojmë përpara.”, tha Scott.
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën