Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Phillip Kosnett, ka tërhequr një paralele mes raporteve Kosovë – Serbi dhe atyre Amerikë – Vietnam.
“Me kohë, armiqtë mund të kthehen në miq”, ka thënë diplomati amerikan, në një shkrim në llogarinë e tij, në Twitter, transmeton gazetametro.
Kosnett theksoi se “kjo mund të arrihet duke diskutuar në mënyrë të ndershme të kaluarën e keqe, duke u fokusuar në të mirat që sjell bashkëpunimi për të ardhmen”.
Ai ka shpërndarë një shkrim që thotë se raportet Amerikë-Vietnam kanë përparuar aq shumë që kur vendet kanë normalizuar marrëdhëniet diplomatike më 1995.
Ndërkohë, SHBA vazhdimisht i ka bërë thirrje Kosovës që të heqë taksë, në mënyrë që të vazhdohet dialogu dhe të arrihet një marrëveshje finale me Serbinë.
Moti sot në Shqipëri
Leonit Aliu, futbollisti nga Fushë Kosova, viktimë e tragjed...
KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skadua...
Izraeli dhe Libani bien dakord për zbatimin e armëpushimit, ...
Horoskopi i datës 4 qershor, e enjte
Trump tregon se kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit