Ambasada amerikane në Prishtinë ka shpërndarë një postim të para disa ditëve të Departamentit amerikan të Shtetit për pezullimin e vizave imigruese të diversitetit.
Në njoftimin nga DASh thuhet se kjo do të marrë kohën dhe masat e nevojshme për të mbrojtur sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjithashtu thekson se s’ka njoftim të ri as për llotarinë e vitit 2027.
“Në rast se e keni humbur: Departamenti i Shtetit ka pezulluar lëshimin e të gjitha vizave imigruese të diversitetit. Do të marrim kohën dhe masat e nevojshme për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe sigurinë publike të SHBA-së. Aktualisht nuk ka njoftime të reja lidhur me DV-2027”, thuhet në njoftimin e DASh të shpërndarë nga Ambasada amerikane në Prishtinë./Arbresh.info
Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje për patrullim të përbash...
Projekti i SHKK-së në top 5 të Evropës
AIP thirrje partive: Mbroni të dhënat e qytetarëve gjatë fus...
Rubio: SHBA si heqin sanksionet ndaj Iranit vetëm për hapjen...
“The Best of Fisnik Asllani” – Bundesliga publikon përmbledh...
Protesta përpara Kryeministrisë për Zvërnecin, qytetarët çaj...