Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka reaguar pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryekuvendar. Në një postim në faqen zyrtare, Ambasada gjermane e ka uruar Bashën për postin e ri.
Në të njëjtin reagim, Ambasada gjermane ka thënë se shpresojnë që Kosova do të jetë në gjendje të ecë përpara me formimin e institucioneve të reja.
“Urime Dimal Bashës, Kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës. Shpresoj që Kosova tani të jetë në gjendje të ecë përpara në formimin e institucioneve”, thuhet në reagim.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...