Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, duke folur për koalicionet parazgjedhore në Kosovë, ka thënë se qytetarët janë ata të cilët duhet vet t’i vlerësojnë ato, raporton “Zeri.info”.
Në një përgjigje dhënë për “Zërin” përfaqësues të Ambasadës Gjermane, kanë mbajtur qëndrim neutral pasi që nuk kanë dashur të komentojnë rreth kësaj çështjeje.
“Janë qytetarët e Kosovës ata, të cilët duhet të gjykojnë çështjen e partive dhe koalicioneve të cilat garojnë në zgjedhje. Ambasada Gjermane nuk i komenton ato”, thuhet në përgjigjen e ambasadës dhënë “Zeri.info”.
Po ashtu, kjo Ambasadë ka kërkuar që pas zgjedhjeve të formohet sa më shpejt Qeveria.
“Pas zgjedhjeve, shpresojmë të krijohet shpejt një qeveri e re, në mënyrë që puna rreth temave të rëndësishme për Kosovën të mund të vazhdohet menjëherë”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.
KQZ nesër fillon dërgimin e fletëvotimeve për votimin me pos...
Abelard Tahiri nga Shkupi: Dielli do të lind përsëri – liri ...
Kosova publikon për herë të parë indeksin e çmimeve të banes...
Partitë opozitare në Serbi akuzojnë pushtetin e Vuçiqit
Haradinaj takohet me Kilajn pas lirimit nga Haga: I urova kt...
Vriten dy ushtarë amerikanë në Siri