Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka përkrahur protestën e shoqërisë civile sot para Kuvendit të Kosovës, për dështimet e vazhdushme të konstituimit të legjislaturës së nëntë.
Në reagimin e saj zyrtar, ambasada thekson rëndësinë e funksionimit të institucioneve demokratike, duke e quajtur Kuvendin gurthemel të demokracisë.
“Institucionet funksionale janë gurthemeli i demokracisë. E përkrahim mesazhin e fuqishëm të dhënë sot nga shoqëria civile: Kosovës i duhet një Kuvend funksional, një Kryetar Kuvendi i zgjedhur dhe një Qeveri që punon – për të gjithë qytetarët”, thuhet në deklaratën e ambasadës.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, citohet të ketë theksuar vazhdimisht parimin “shteti mbi politikën partiake”, ndërsa ambasada apelon për përgjegjësi të përbashkët nga të gjithë deputetët dhe partitë e zgjedhura.
“Mandatet demokratike sjellin me vete përgjegjësi. Le të ecim përpara – për stabilitet, për progres dhe për qytetarët”, përfundon reagimi.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar