Ambasada e SHBA-ve ka vlerësuar si sukses të madh operacionin e përbashkët të realizuar me Policinë e Kosovës, në të cilën u trajnuan gati 800 zyrtarë.
“Gati 800 zyrtarë të Policisë së Kosovës së bashku me Njësitë e Zjarrfikësve dhe Emergjencës Mjekësore (EMS) si dhe njësi të specializuara përfshirë SIU, SOU, EOD, UAS/Counter-UAS, Forenzikën dhe Marrëdhëniet me Publikun — morën pjesë, me mbështetje të vlefshme nga RSO, MSG, PD, INL, ICITAP, MED, KFOR, LGF dhe PSU”, ka shkruar ambasada në facebook.
Ambasada më tej ka thënë se ky operacion ka qenë reflektim i koordinimit të shkëlqyer ndërmjet institucioneve.
“Nga qentë dhe dronët te automjetet taktike dhe ekipet e emergjencës, kjo stërvitje theksoi bashkëpunimin tonë ndërinstitucional, gatishmërinë operative dhe përkushtimin e përbashkët ndaj sigurisë”, vazhdon njoftimi.
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...
Irani i hapur për bisedime paqeje me SHBA-në, Araghchi: Duam...
Anëtarësimi në BE, Rama: Të bëjmë maksimumin që dera e hapur...
Ushtarët e Beneluksit përfundojnë misionin 1-vjeçar në Kosov...
MINT-i vendos kufirin e fitimit për tregtarët e derivateve: ...
LDK thirrje Prokurorisë: Ndalni ndërrimin e njehësorve, po r...