Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka njoftuar se nuk do të vazhdojë së përdoruri llogarinë në rrjetin social ‘Facebook’ për shkak të mungesës së fondeve financiare.
“Për shkak të mungesës së fondeve të alokuara, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht derisa të rifillojnë operacionet e plota, me përjashtim të informacionit urgjent të sigurisë”, ka shkruar Ambasada në këtë profil.
Ambasada ka njoftuar se shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave në Shtetet e Bashkuara dhe në Ambasadat dhe Konsullatat e SHBA-së jashtë vendit do të vazhdojnë edhe gjatë mungesës së fondeve të alokuara, sipas situatës.
“Ne nuk do ta përditësojmë këtë llogari, derisa të rifillojnë operacionet e plota, me përjashtim të informacionit urgjent të sigurisë. Për informacion mbi shërbimet tona dhe statusin e funksionimit, vizitoni travel.state.gov”, vazhdon njoftimi.
Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja
Haxhiu pret nesër në takim Begajn dhe nënkryetarin e Kuvendi...
Hapet në BQK ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngj...
Arrestohet në Kosovë një person me urdhërarrest ndërkombëtar...
Mourinho optimist para përballjes me Real Madridin
Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti ...