Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka deklaruar se do të vazhdojë të jetë mike e afërt e popullit të Kosovës.
Në përgjigjen e Ambasadës për Klankosova.tv, amerikanët përmendën nevojën për një partner që e kupton nevojën për t’i shmangur veprimet destabilizuese dhe që është i përkushtuar për ta avancuar stabilitetin rajonal.
Tutje, Ambasada thekson se e Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, ka takime të rregullta me kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
“Shtetet e Bashkuara do të jetë gjithmonë një mike e afërt e popullit të Kosovës dhe jemi plotësisht të përkushtuar ndaj partneritetit tonë. Ne duam të ecim përpara me qeverinë në detyrë, por kemi nevojë për një partner që e kupton nevojën për të shmangur veprimet destabilizuese dhe që është i përkushtuar për të avancuar stabilitetin rajonal dhe për të mbrojtur të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ne do të vazhdojmë të vlerësojmë veprimet e qeverisë në detyrë”, thuhet në përgjigje.
ShBA-të të premten e kaluar e kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë.
“Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e arritur ndër vite”, deklaroi Ambasada ditë më parë.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar