Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka reaguar pas shkarkimit të Bordit të RTK-së, duke thënë se shkarkimet duhet të bazohen në prova transparente ashtu si emërimet që duhet të bazohen në merita.
Sipas ambasadës shkarkimet e njëanshme të nxituara dëmtojnë institucionet publike dhe nuk adresojnë problemet strukturore.
“Dje, Kuvendi shkarkoi anëtarët e një bordi tjetër mbikëqyrës publik me një justifikim të pakët. Shkarkimet duhet të bazohen në prova transparente ashtu si emërimet që duhet të bazohen në merita. Shkarkimet e njëanshme të nxituara dëmtojnë institucionet publike dhe nuk adresojnë problemet strukturore. Reformat efektive afatgjata kërkojnë një qasje të qëllimshme, metodike duke vënë interesat e Kosovës në radhë të parë dhe politikat partiake mënjanë”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane./arbresh.info/
(2/2) Rushed unilateral dismissals harm public institutions and do not address structural problems. Effective long-term reforms require a deliberate, methodical approach putting Kosovo’s interests first and party politics aside.
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) July 9, 2021
Dënohet me 20 vjet burgim gruaja që vrau kunatin në Prishtin...
Dorëheqja e Haxhi Avdylit, vjen reagimi i Partisë Guxo
Tentoi t’i fuste “në të zezën” mbi 500 litra naftë nga Kosov...
Osmani ende s’e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjev...
Ministrja Gërvalla: Juristët dhe avokatët shqiptarë në Zvicë...
Lirohet qarkullimi i automjeteve në Jarinjë