Një ditë më parë, presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar Ligjin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (National Defense Authorization Act – NDAA), i cili parasheh mbi 901 miliardë dollarë për programet e mbrojtjes, ku përfshihet edhe Republika e Kosovës.
Pas këtij zhvillimi, ka reaguar Ambasada e Republikës së Kosovës në Uashington përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë riafirmuar mbështetjen e tyre të fuqishme për Kosovën.
Sipas njoftimit, ligji nënvizon përkushtimin e SHBA-ve ndaj sovranitetit, sigurisë dhe rrugës euro-atlantike të Kosovës, si dhe mbështet dialogun Kosovë–Serbi të bazuar në njohje reciproke. Po ashtu, NDAA kundërshton qartë çdo ide për ndarje territoriale apo ndryshim të kufijve.
“Ligji nënvizon përkushtimin e SHBA-ve ndaj sovranitetit, sigurisë dhe rrugës euro-atlantike të Kosovës, mbështet dialogun Kosovë-Serbi të bazuar në njohje reciproke, dhe kundërshton qartë çdo ide për ndarje territoriale apo ndryshim kufijsh. Mirënjohës Kongresit, Shtëpisë së Bardhë dhe gjithë atyre që u angazhuan në përfshirjen dhe miratimin e dispozitave me peshë për Republikën e Kosovës.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media