Ambasada e Kosovës në Shkup ka reaguar ndaj thirrjet raciste anti-shqiptare të tifozëve në një ndeshje basketbolli në Kumanovë.
Duke pasur parasysh që thirrjet e tifo grupeve të tilla janë të shpeshta dhe rëndom mbretërojnë nëpër stadiume, ambasada thekson se i dënon në termat më të fuqishëm këto thirrje.
Po ashtu, vlerësohet reagimi i kreut institucional të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qëndrimi i fuqishëm i faktorit politik shqiptar në Qeveri përkitazi me këtë çështje.
Mjaft premtues konsiderohet edhe aktivizimi i prokurorisë, ndërsa ambasada shpreh urimin që autorët t’i nënshtrohen pasojave juridike, duke krijuar kësisoji një trend të ndëshkueshmërisë për rastet e tilla.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë