Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Greiçevci, ka njoftuar se tashmë kjo ambasadë është bërë me Atashe të Mbrojtjes.
Këtë e ka bërë të ditur, ambasadori Greiçevci, përmes rrjetit social Facebook.
“Kam kënaqësinë që t’i dëshiroj mirëseardhje Majorit Beton Retkoceri, i cili tash e tutje do të kujdeset që ta thellojë edhe më shumë bashkëpunimin në fushën e sigurisë midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
“Falë mbështetjes britanike, deri më tani janë shkolluar me dhjetëra oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nëpër akademitë më prestigjioze ushtarake britanike, duke shënuar edhe rezultate kulmore në shkathtësi ushtarake dhe akademike”.
Postimi i plotë
Ambasada e Kosovës në Londër tashmë ka edhe Atasheun e Mbrojtjes. Kam kënaqësinë që t’i dëshiroj mirëseardhje Majorit Beton Retkoceri, i cili tash e tutje do të kujdeset që ta thellojë edhe më shumë bashkëpunimin në fushën e sigurisë midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Falë mbështetjes britanike, deri më tani janë shkolluar me dhjetëra oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nëpër akademitë më prestigjioze ushtarake britanike, duke shënuar edhe rezultate kulmore në shkathtësi ushtarake dhe akademike. Suksese Beton!
Sherr me çekiç mes shoferëve në rrugën Mamurras–Krujë, vdes ...
Arrestohet në Prishtinë i kërkuari nga Gjermania për vrasje ...
Kurti ftohet në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
Trump e thotë përsëri: Duhet ta kemi Grenlandën
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...