Pas reagimit të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, edhe Ambasada e Italisë ka shprehur mbështetjen e saj të plotë për Misionin e KFOR-it dhe komandantin e tij, lidhur me operacionin e kërkim-shpëtimit të zhvilluar dje në liqenin e Ujmanit.
Në një postim në Facebook, Ambasada thekson se komandanti i KFOR-it veproi brenda mandatit të tij, duke marrë parasysh rrethanat emergjente që kërkuan ndërhyrje për arsye humanitare.
“Ambasada e Italisë në Kosovë shpreh mbështetjen e saj të plotë për Misionin e KFOR-it dhe për Komandantin e KFOR-it, i cili veproi brenda kufijve të mandatit të tij, në dritën e rrethanave të pafat që bënë të nevojshme ndërhyrjen e ekipit për arsye humanitare. Prandaj, Ambasada përsërit vlerësimin e saj të plotë për rolin pozitiv të luajtur prej kohësh nga misioni i KFOR-it në Kosovë”, thuhet në postimin e Ambasadës në Facebook./Arbresh.info
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë