Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka kërkuar që rekrutimi në Bordet e Ndërmarrjeve Publike të jenë transparente dhe në përptuhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike.
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar përmes një reagimi në Facebook ka kërkuar nga qeveria në detyrë që të shtyjë vendimet për rekrutimin e zyrtarëve të lartë deri në formimin e qeverisë së re.
“Ne e mirëpresim shtyrjen e procesit të intervistimit për Bordin e KEK-ut, por mbetemi të shqetësuar për proceset e rekrutimit të Bordeve të tjera të Ndërmarrjeve Publike dhe Kryeshefave Ekzekutiv të tyre. Ne besojmë se ato duhet të jenë transparente dhe të strukturuara mirë, dhe në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike. Ne fuqimisht sugjerojmë që Qeveria në detyrë të shtyjë të gjitha vendimet dhe proceset e rekrutimit për zyrtarë të lartë derisa të formohen institucionet e reja”, thuhet në reagim. /arbresh.info/
Ne e mirëpresim shtyrjen e procesit të intervistimit për Bordin e KEK-ut, por mbetemi të shqetësuar për proceset e…
Posted by British Embassy Pristina on Wednesday, 10 March 2021
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media